Turqi, 95 viktima dhe 8.600 raste të reja me Covid-19

Turqia raportoi 8.642 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 664 pacientë simptomatikë, dhe 95 vdekje të tjera, transmeton Anadolu.

Numri i përgjithshëm i rasteve tani ka kaluar shifrën 2,55 milionë, kurse numri i të vdekurve ka arritur në 27.093, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 7.903 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 2,44 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.308, treguan shifrat e fundit.

Mbi 31 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 135.867 gjatë ditës së kaluar.

“Mora dozën time të dytë”, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter, duke shpërndarë një fotografi të tij duke marrë vaksinën e dytë gati një muaj pas të parës.

Më 14 janar, Turqia nisi një fushatë masive vaksinimi kundër COVID-19 duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Turqia ka zbatuar kufizim të lëvizjes për të frenuar përhapjen e virusit.

LEXO EDHE:

Back to top button