Prokurorë nga Xhorxhia nisin hetim penal ndaj ish presidentit Trump

Prokurorët në Qarkun Fulton të shtetit Xhorxhianë SHBA kanë filluar një hetim penal lidhur me përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit në këtë shtet, shkruan VOA.

Hetimi përfshin një telefonatë që Trump pati me Sekretarin e Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, në të cilën i bëri presion që të gjente vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin.

Fani Willis, prokurore demokrate e zgjedhur kohët e fundit në këtë qark, u dërgoi një letër zyrtarëve të shtetit, përfshirë Raffensperger, ku kërkon që ata të ruajnë dokumentet lidhur me telefonatën e Trump. Në letër thuhej qartë se kërkesa ishte pjesë e një hetimi penal, sipas një zyrtari, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Hetimi vjen ndërsa  Trump përballet me një gjyq të dytë në Senat me akuzën e “nxitjes së rebelimit” për rolin e tij në trazirat në Kapitol më 6 janar.

Dhuna e asaj dite erdhi pas disa javë pretendimesh të rreme të ish-presidentit se mashtrimi zgjedhor e privoi atë nga fitorja, duke përfshirë shtetin e Xhorxhias ku ai humbi me rreth 12,000 vota më pak.

LEXO EDHE:

Back to top button