Britani, mbi 13 milion të vaksinuar kundër Covid-19

Numri i përgjithshëm i atyre që kanë marrë dozën e parë të vaksinës antiCovid në Mbretërinë e Bashkuar i tejkalon 13 milionë. Kjo është publikuar nga të dhënat e përditësuara të qeverisë britanike, të cilat konfirmojnë përshpejtimin e fushatës së vaksinimit të nisur 2 muajt e fundit, përpara të gjithëve vendeve në Perëndim.

Kryetari i Autoritetit të Statistikave të Mbretërisë së Bashkuar Sir David Norgrove, ka bërë thirrje për ndarje më të imta në statistikat e vaksinave, për të treguar moshën, grupin etnik dhe grupin përparësor të atyre që marrin vaksinën.

Ndërkohë sot në Britani janë regjistruar 1001 viktima nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 13,013 raste të reja.

Këto shifra e çojnë numrin e përgjithshëm të rasteve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar në 3985161 dhe atë të vdekjeve në 114 851 që nga fillimi i pandemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button