Dokumentari tronditës bëri xhiron e rrjetit, flet për herë të parë Britney Spears

“New York Times” publikoi së fundmi një dokumentar për jetën e Britney Spears dhe jetën e saj të kontrolluar, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”. Dokumentari trajtonte jetën e këngëtares nga fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears.

Bota u shokua nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime. Pavarësisht kontrollit të madh për të cilin s’dinte gjë askush, Britney ia doli të kishte një karrierë të shkëlqyer dhe të performonte me sukses në shumë turne. Gjithashtu, këngët e saj kanë qenë prej kohësh më të pëlqyerat.

Pas dokumentarit, Britney ka reaguar për herë të parë në llogarinë e saj në Twitter, duke shkruar:

“Çdo njeri ka historinë e vet dhe mendimin e vet për historitë e njerëzve të tjerë. Mbani mend, nuk ka rëndësi se çfarë mendojmë se dimë për jetën e dikujt, nuk është asgjë në krahasim me atë çfarë personi jeton pas kamerave”- ka shkruar Britney.

Gjithashtu, ajo ndau një fragment nga performanca e vitit 2018, me këngën hit “Toxix”.

“Nuk mund ta besoj që kjo performancë e ‘Toxic’ ka ndodhur 3 vjet më parë. Kam dashur gjithmonë të jem në skenë, por kam marr kohë për të mësuar dhe për të qenë një njeri normal. Më pëlqen që thjesht të shijoj gjërat bazike të jetës së përditshme.”

Për herë të parë i dashuri i Britney-t, Sam Asghari, ka folur pas këtij dokumentari për të atin e Britney-t, duke u shprehur se nuk ka aspak respekt për të.

“Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë që kam zero respekt për dikë që përpiqet të kontrollojë lidhjen tonë dhe të na vendosë pengesa. Për mendimin tim, Jamie është totalisht një ‘dick’. S’do të jap më shumë detaje sepse gjithmonë e kam respektuar privatësinë tonë, por nga ana tjetër nuk erdha në këtë vend për të mos pasur mundësi të jem i lirë dhe të shpreh opinionin tim.”- shkruan partneri i Britney-t.

LEXO EDHE:

Back to top button