Turqi, s’ka anulim të ndeshjeve për “Covid 19”

Federata Futbollistike e Turqisë, ka vendosur që në pjesën e dytë të sezonit, ekipet nëse nuk paraqiten në terren për shkak të rasteve të “Covid 19”, me automatizëm do të humbasin ndeshjet.

Nuk ka anulime për shkak të rasteve pozitive, ndërsa masat e reja do të hynë në fuqi në pjesën e dytë. Më koordinim me udhëzimet e reja, klubet mund të dalin në terren edhe me 9 futbollist, në të kundërtën do të pësojnë disfatë,” thuhet në kumtesën e Federatës Futbollistike të Turqisë.

Klubet mund të zgjerojnë fondin e tyre të futbollistëve deri më 35 futbollist në Ligën e Parë dhe të Dytë, ndërsa në kategoritë më të ulta, mund të paraqesin 30 futbollist . Mediat turke raportojnë se klubet janë të dëshpëruar nga ky vendim dhe konsiderojnë se nuk është fer në krahasim me rrethanat që i sjell pandemia “Covid 19”.

LEXO EDHE:

Back to top button