Lewandowski: Isha pranë transferimit te Manchester United

Sulmuesi i Bayern Munich Robert Lewandowski, ka treguar se kishte mbajtur bisedime me Alex Ferguson, rreth një transferimi të mundshëm te Manchester United në vitin 2012.

Ylli i Kombëtares së Polonisë ka qenë rregullisht i lidhur me një transferim në “Old Trafford” sa ishte pjesë e Borussia Dortmund, ku i kaloi plot katër vjet pa i munguar trofetë, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, transferimi i tij tek United dështoi, dhe kështu ai iu bashkua rivalëve të Borussia Dortmund, gjigantit Bayern Munich, si futbollist i lirë në vitin 2014.

“Pas vitit tim të dytë te Dortmundi, kam biseduar me Sir Alex Ferguson”, tha Lewandowski për “France Football”.

“Ai më dëshironte te Manchester United. Isha tejet i interesuar. Madje mund të them që isha i gatshëm. Por Dortmundi nuk më lëshonte. Nuk isha i mërzitur sepse gjërat te Dortmundi po ecnin shumë mirë. Në fund iu bashkova Bayernit, jam shumë i lumtur këtu”, shtoi Lewandowski.

LEXO EDHE:

Back to top button