Turqia arreston dhjetëra persona, të dyshuar për lidhje me Gylen

Forcat turke të sigurisë sot kanë arrestuar 41 të dyshuar për lidhje me  organizatën e udhëhequr nga Fetullah Gylen, raporton Anadolu. Një total prej 66 të dyshuarve në Komandën e Xhandarmërisë u identifikuan pas një hetimi nga ekipet e inteligjencës, anti-terror dhe kibernetikë, thuhet në deklaratën e prokurorëve në kryeqytetin Ankara. Një operacion i mëvonshëm i shkallës së gjerë në 25 provinca arrestoi 41 nga të dyshuarit, me operacionet në vazhdim për gjetjen e pjesës tjetër.

Midis të dyshuarve janë zyrtarë të dëbuar ose të pezulluar përkohësisht, përfshirë nënkolonelë, kolonelë dhe kapitenë si dhe studentë ushtarakë dhe të ashtuquajtur “imamë të fshehtë”.

Turqia akuzon organizatën e Fetullah Gylen për grusht shteti në vitin 2016.

LEXO EDHE:

Back to top button