Zaharieva: Maqedonizmi, ide e krijuar nga Beogradi dhe Moska

Kthimi i gjuhës serbe në shkollat ​​e Republikës së Maqedonisë së Veriut mohon pretendimet se janë ndërprerë lidhjet e këtij vendi me Serbinë dhe Rusinë, tha zëvendës kryeministrja dhe ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, transmeton Alsat.

“Maqedonizmi në vetvete është një ide gjeopolitike e krijuar nga Beogradi dhe Moska. Fatkeqësisht, nuk jam e befasuar nga ky vendim i autoriteteve maqedonase. Kthimi i gjuhës serbe do të thotë që të gjitha partitë në Maqedoni, pavarësisht dallimeve të tyre politike, janë unanim në këtë çështje… si dhe në temën e marrëdhënieve me Bullgarinë” tha Zaharieva për BTV.

Sipas saj, veprime të tilla janë dëshmi e afrimit me Serbinë.

Ky koment i Zaharievës, siç raporton BGNES, vjen pas deklaratave të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se mësimi i gjuhës serbe do të kthehet në shkollat ​​fillore në maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button