Turqia fillon prodhimin e gjeneratës së re të municionit laserik për fluturaket pa pilot

Zyrtarët ushtarakë në Turqi, kanë bërë të ditur se ky shtet ka filluar prodhimin masiv të municionit të gjeneratës së re të fluturakes pa pilot.

Siç raportojnë mediat turke, Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim të industrisë së mbrojtjes, ka prodhuar municionin laserik Bozok, që deri më tani i është nënshtruar një sërë testimesh para se të fillojë prodhimi masiv.

Siç edhe është pritur, testimet janë kryer në fluturaken pa pilot Bayraktar TB2, që përfaqëson një prej fluturakeve më të kërkuara pa pilot dhe që janë përdorur në luftime në vende të ndryshme të botës.

“Ka filluar prodhimi masiv i municionit Bozok të fluturakes pa pilot. Kemi zhvilluar kokën e Bozokut që ka një rreze më të gjatë veprimi”, tha drejtori i Institutit, Gurcan Okumus.

LEXO EDHE:

Back to top button