Turqia i sugjeron Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë takim katërpalësh për Nagorno-Karabakun

Turqia i sugjeron Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë takim katërpalësh për Nagorno-Karabakun

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se i kishte ofruar Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë që të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë katërpalësh për çështjen e Nagorno-Karabakut.

Ai u shpreh se prioritet është zhvillimi i bisedimeve siç është planifikuar më parë, shkruan Tass.

“Po, është prioriteti ynë që të zhvillojmë bisedime trepalëshe siç është planifikuar më parë. Megjithatë ne sugjeruam gjithashtu takim në një format katërpalësh. Do të thotë, unë, presidenti rus Vladimir Putin, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministri armen, Nikol Pashinyan.

Thashë, të mblidhemi dhe të diskutojmë hapat që duhet të ndërmerren. Deri më tani, nuk kemi marrë as një përgjigje pozitive dhe as negative për këtë propozim”, tha lideri turk në një konferencë për shtyp në Stamboll.

LEXO EDHE:

Back to top button