Turqia nesër pritet të pranojë vaksinën kineze kundër Covid-19

Grupi i parë i vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) që Turqia i ka porositur nga Kina do të mbërrijnë nesër në Stamboll, transmeton Anadolu.

Në deklaratën nga Zyra e Shtypit të Turkish Airlines (THY), grupi i parë prej 3 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19 do të mbërrijnë nesër me avionin e THY-së nga kryeqyteti kinez Pekin në Stamboll.

Sipas njoftimit, 17 kontejnerët më pas do të transportohen në Ankara nëpërmjet një avioni tjetër të THY-së.

LEXO EDHE:

Back to top button