fbpx

Turqia po përballet me “pikun e dytë të shpërthimit të koronavirusit – ALSAT-M

epa08343138 A health worker checks the temperature of a driver who has permission to enter Istanbul on the D-100 state road of Istanbul, Turkey, 04 April 2020. Turkish President Erdogan announced on 03 April the shutdown of borders of 31 cities in a bid to halt the spread of coronavirus. Turkey suspended all international flights and all inter-city travels are subject to local authorities’ permission as part of measures to prevent the spread of the pandemic COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus. EPA-EFE/ERDEM SAHIN


Turqia është duke u përballur me pikun e dytë të pandemisë me koronavirus për shkak të “pakujdesisë” në dasma dhe organizime tjera, ka thënë ministri turk i Shëndetëisë, Fahrettin Koca, ndërkohë që po shënohet një numër në rritje i rasteve të të infektuarve dhe të vdekurve me këtë virus.

Duke folur pas takimit që ka pasur me ekipin e tij për koronaviurs, Koca ka thënë se kryeqyteti, Ankaraja, ka regjistruar rritjen më të madhe të shifrave të infektimit në ditët e fundit.

Ai ka shtuar se 29,855 punëtorë shëndetësorë kanë qenë në kontakt me virusin deri më tani, derisa prej tyre 52 kanë vdekur.

“Shpërthimi është duke vazhduar. Virusi është duke u përhapur te më shumë njerëz çdo ditë. Numri ynë i testeve po rritet çdo ditë, numri i pacientëve të rinj nuk po bie”, ka thënë Koca.

Numri i personave të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, është rritur për 1,596 në 24 orë, duke e çuar shifrën totale të të infektuarve në 273,301 në Turqi.

Numri total i viktimave me koronavirus në këtë shtet është 6,462.

LEXO EDHE:

Back to top button