fbpx

Turqia prish kontratën me Rusinë për blerjen e sistemit kundërajror S-400? – ALSAT-M


Sipas njoftimeve të mediave të huaja ushtarake, Turqia e ka prishur kontratën që e kishte nënshkruar më herët me Rusinë për blerje të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore ruse S-400. Arsyeja e prishjes së kontratës ka të bëjë me pakënaqësinë e palës turke, me kushtet e marrëveshjes së propozuar nga pala ruse.

“Moska njoftoi se nuk kishte nënshkruar kontratën e dytë për furnizimin e C400 me Ankara dhe filloi të sqarojë kontratën e parë”, thuhet në njoftimin e mediave.

Raportohet se Turqia nuk ishte e kënaqur me kushtet e marrëveshjes së propozuar nga Rusia, dhe, siç duket, kjo është për shkak të mosgatishmërisë së Rusisë për transferimin e teknologjive të sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore në Turqi.

Në fund të vitit 2017, Turqia kishte nënshkruar kontratën e parë me Rusinë për furnizim me sistemin kundërajror S-400, në vlerë prej 2.5 miliardë dollarë. Në korrik të vitin 2019, Rusia kishte filluar të dërgojë në Turqi pjesët e para të sistemit S-400, ndërsa testimi i sistemit nga ushtria turke ishte bërë vetëm muajin e kaluar.

Gjithashtu, raportohet se se Rusia nuk ia kishte dorëzuar komplet sistemin palës turke, pasi që ishte frikësuar se pala turke ka planifikuar që sistemin S-400 t’ia dorëzojë SHBA-së, si pjesë e marrëveshjes për furnizimin e ushtrisë turke me aeroplanët amerikanë F-35.

LEXO EDHE:

Back to top button