Turqia raporton 8.103 raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 8.103 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 632 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2.53 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).  Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu regjistroi 103 viktima të reja nga pandemia, duke e çuar në 26.900 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 30.75 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 139.378 teste brenda ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike është 1.310.

Më 14 janar, Turqia filloi një fushatë masive të vaksinimit kundër virusit COVID-19, duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë, me qëllim për të inkurajuar besimin e publikut në vaksina.

Që nga dhjetori i kaluar, Turqia për të frenuar përhapjen e virusit brenda ditëve të javës ka zbatuar një shtetrrethim vetëm gjatë orëve të natës, ndërsa gjatë fundjavave një shtetrrethim të plotë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button