Dy muaj pas lindjes së Poem Blu, Sara i është vënë punës për të rikthyer trupin në formë

Në dhjetor Sara dhe Ledri u bënë prindër për herë të parë. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu. Sara Hoxha tregoi disa ditë më parë se lindja për të nuk kishte qenë shumë e lehtë, ndërsa periudha e pritjes së ëmbël kishte kaluar në formën më të mirë për të.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Sara tregoi se gjatë shtatzënisë kishte shtuar 23-24 kilogramë. Siç duket ajo ka vendosur të mos humbasë më shumë kohë dhe menjëherë ka nisur nga puna për t’u rikthyer sërish në gjendjen fillestare. Sara ka publikuar sot në Instagram një foto nga palestra, teksa dallohet se në pjesën e barkut ka vendosur edhe një korse, që e ndihmon për t’u dobësuar më shpejt.

“Shihemi pas një muaji”, ka shkruar Sara, e bindur se për një muaj do të arrijë t’i rikthejë format e mëparshme trupore.

Kujtojmë se ditën e djeshme ajo dhe Poem Blu vizituan për herë të parë Kosovën pas lindjes. Bashkë me Ledrin ato udhëtuan si familje në Prishtinë, ku prindërit e Ledrit kishin organizuar një festë të madhe në shtëpinë e tyre. Ishte Xheraldina Vula ajo që publikoi disa video nga shtëpia, që shihej e zbukuruar cep më cep me tullumbace dhe arusha për t’i uruar mirëseardhjen pjesëtares më të re të familjes, Poem Blu. Xheraldina ndau në rrjete sociale edhe foton e parë me mbesën, teksa u shpreh mjaft e emocionuar që më në fund i erdhi dita për ta mbajtur në krahë.

LEXO EDHE:

Back to top button