Turqia regjistron mbi tre mijë raste të reja me Covid-19

Turqia raportoi 3.045 raste të reja me Covid-19 dhe 2.010 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 407.939, ndërsa numri i të shëruarve në 348.804, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, pothuajse 150 mijë teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 15,8 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 11.326, me 93 viktima të reja.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3.356, ndërsa 4,2 për qind vuajnë nga pneumonia.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një postim në Twitter tha se “numri i pacientëve në gjendje kritike dhe numri i vdekjeve po rriten”, duke bërë thirrje që të mbahet maska ​​për të zvogëluar përhapjen e virusit.

LEXO EDHE:

Back to top button