Tushel ndaj lojtarëve: Tani mund t’i dërgoni biletën trajnerit që dëshironi t’iu drejtojë

Largimi i Tomas Tushell nga Bajern Munihu në fund të këtij sezoni vijon të bëjë shumë zhurmë në Gjermani. Mediat kanë zbuluar prapaskena të bujshme në lidhje me këtë divorc të parakohshëm që praktikisht po nxjerr Bajern jashtë çdo objektivi sezonal.

E përditshmja gjermane “Bild” ka zbuluar fjalimin që Tushellit ka mbajtur përpara ekipit në momentin që drejtuesit e klubit bënë zyrtare largimin e tij në fund të këtij sezoni.

“Tani mund t’i dërgoni biletën trajnerit që dëshironi t’iu drejtojë. Nga këtu e në fund përgjegjësia është e juaja”, mësohet t’i këtë thënë Tushel lojtarëve në dhomat e zhveshjes.

Kjo deklaratë e zbuluar nga “Bild” tregon qartë se atmosfera në dhomat e zhveshjes ka qenë shumë negative, me lojtarët që kanë dalë kundër trajnerit. Tushel është tashmë një çështje e mbyllur, por pavarësisht se palët kanë gjetur një akord për një largim në fund të këtij sezoni, nëse situata nuk përmirësohet, nuk përjashtohet as mundësia e një shkarkimi të parakohshëm, përcaktues në këtë pikë pritet të jetë ndeshja e kthimin kundër Lacio-s në Ligën e Kampionëve. Në lidhje me zëvendësuesin e tij, emrat që qarkullojnë mbetën të njëjtë, nga Alonso te Murinjo e deri tek Zinedin Zidan, Antonio Konte apo një rikthim i mundshëm i njërit prej Flik dhe Nagelsman.

LEXO EDHE:

Back to top button