Tushel vendos rekord në Ligën e Kampionëve

Tomas Tushel është trajneri i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që arrin një finale në dy sezone radhazi me dy klube të ndryshme.

Tushel është duke shijuar një nga sezonet e tij më të mira ndonjëherë si menaxher.  Ai së fundmi ka mundur skuadrën e Real Madrid, 3-1 me rezultat të përgjithshëm, e kësisoj ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve. Trajneri gjermani kishte arritur në finale me Paris Sen Zhermenin në sezonin e kaluar, por kishte humbur në finale ndaj Bajern Munihu me 0-1. Finalja mes Man. Sitit dhe Çellsit do të zhvillohet më 29 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button