Uajlder: Më kërkojnë të rikthehem, nuk dueloj më për para

Boksieri amerikan Deontej Uajllder, ish-kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) ka konfirmuar se po mendon rreth idesë për t’u rikthyer në ring. Ai nuk duelon që prej tetorit të vitit të kaluar, kur humbi triologjinë ndaj Tajson Fjuri.

“Po mendoj seriozisht për datën e rikthimit. Me stafin po përpiqemi të kuptojmë situatën në divizionin tonë dhe të vendosim. Mendoj se do të ketë një rikthim në ring në karrierën time.

Rikthimi nuk ka të bëjë me anën financiare. Nuk kam nevojë të dueloj prë para, pasi jeta ime është e sistemuar në këtë drejtim. Unë kam bërë mjaft gjëra në ring dhe jashtë tij për të qenë i qetë”, tha Uajlder me 42 fitore, 2 humbje e 1 barazim në karrierë.

 

“E kam shijuar atë që kam bërë, ashtu sikurse tani po shijoj kohën e lirë me familjen time. Po shijoj investimet e mua, duke studier mundësinë për pasione dhe hobi të reja për të cilat s’kam patur mundësi më parë. Kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga njerëz të ndryshëm që më kërkojnë të kthehen, duan që “mbreti” të rikthehet në ring. Ky është një sport dhe peshë që lulëzon dhe unë krenohem me ato që kam bërë”, tha mes tjerash Deontej Uajlder.

LEXO EDHE:

Back to top button