Uajnalldum zbarkon në Romë, shpalosen detajet e marrëveshjes

Skuadra e Romës është shumë pranë transferimit të mesfushorit holandez, Uajnalldum.

Sipas “Corriere dello Sport”, klubi kryeqytetas po depoziton detajet përfundimtare të marrëveshjes me PSZH. Në orët e ardhshme, futbollisti holandez do të jetë në Itali, për të kryer ekzaminimet mjekësore dhe për të firmosur kontratën.

Në fakt, Uajnalldum do të zbarkojë në Romë, në formë huazimi dhe klubi italian do të mund ta blejë atë përfundimisht për 10 milionë euro, nëse holandezi luan 50 % të ndeshjeve të sezonit dhe kualifikohen për në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button