Uatfordi, shkarkon sërisht trajnerin Ranieri

Skuadra e Uatfordit ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Klaudio Ranieri, pas humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Norçit-it, që futi skuadrën angleze në zonën e rënies.

Trajneri italiani zhvilloi 13 ndeshje në Premierligë, duke humbur 10 prej tyre, dhe kapitullimi kundër rivalëve të tyre të zonës së poshtme të tabelës, preku pikën e fundit për bordin e Uatfordit.
Ranieri, 70 vjeç, u emërua trajner i skuadrës angleze më 4 tetor, duke pasuar spanjollin e njohur Cisko Munjoz, i cili drejtoi skuadrën angleze drejt promovimit në elitën e futbollit anglez në sezonin e kaluar.

Ish-trajneri i Lesterit dhe Çellsit humbi ndeshjen e tij të parë 5-0 në shtëpi ndaj Liverpullit përpara se të fitonte ndaj Evertonit dhe Mançester Junajtedit.

LEXO EDHE:

Back to top button