UEFA cakton arbitrin gjerman për sfidën Juventus – Sevilja

UEFA ka përcaktuar grupin e arbitrimit që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës Europa, mes Juventusit dhe Seviljës në “Allianz Stadium”, që do të përballjen mbrëmjen e së enjtes.
Si arbitër kryesorë është vendosur gjermani Daniel Sieber. Nga Gjermania vijnë dhe asistentët, me dyshen Jan Siedel-Rafael Foltyn, që do t’i vijnë në ndihmesë të Sieber nga “krahët” e fushës së blertë.
Ndërkaq, “kreu” i VAR për përballjen në Torino është vendosur gjermani Bastian Dankert, ndërsa asistenti i tij është zvicerani, Fedayi San.