UEFA dhe “France Football” do të bashkohen në vitin 2024

Nga viti 2024, UEFA do të organizojë së bashku me revistën “France Football” ndarjen e çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, duke heq dorë kështu nga çmimet e tyre historike, ku kanë zgjedhur më të mirët e vitit. “Topi i Artë 2023” u nda këtë të hënë ku fitues ishte Lionel Messi për herë të tetë në karrierë. Por, kjo do të jetë hera e fundit që çmimi i madh prestigjioz ndahet nga “France Football”.

UEFA dhe Groupe Amaury, pronar i kompanive mediatike “France Football” dhe “L’Equipe”, kanë njoftuar sot (e premte) një partneritet për të bashkëorganizuar “Topin e Artë” nga viti 2024. Së bashku, UEFA dhe Groupe Amaury synojnë të rrisin statusin dhe shtrirjen globale të çmimit duke nxitur një ndjenjë uniteti dhe bashkëpunimi brenda komunitetit të futbollit.

Prezantuar çdo vit nga France Football që nga viti 1956, “Topi i Artë” është çmimi më prestigjioz që një futbollist mund të marrë në njohjen e arritjeve të jashtëzakonshme dhe talentit të jashtëzakonshëm. Për më tepër, dy çmime të reja do t’i shtohen programit; një trajner i vitit për meshkuj dhe femra, i cili do të njohë kontributin e paçmuar të trajnerëve për suksesin në fushë.

Formacioni aktual i trofeve do të vazhdojë me të njëjtët emra, Topi i Artë për meshkuj, Topi i Artë për femra, Trofeu Kopa (lojtari më i mirë nën 21 vjeç), trofeu Yashin (portieri më i mirë), Trofeu Gerd Muller (krye golashënues në sezonin e kaluar), Trofeu i Klubit të Sezonit për Meshkuj, Trofeu i Klubit të Sezonit të Femrave dhe Çmimi Socrates (punë humanitare).

“Nga viti 2024, UEFA do të bashkëorganizojë “Topin e Artë”, ceremoninë më prestigjioze të çmimeve në futboll, duke nderuar lojtarët më të mirë të sportit tonë së bashku me Groupe Amaury. Ne gjithashtu do të prezantojmë një çmim të ri Topi i Artë për trajnerin e vitit për meshkuj dhe femra”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

LEXO EDHE:

Back to top button