Dy ushtarë izraelitë të plagosur në sulmin me dron të Hezbollahut

Dy ushtarë izraelitë të plagosur në sulmin me dron të Hezbollahut

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë njoftuar se dy ushtarë janë plagosur në një sulm me dron të Hezbollahut në një pozicion të ushtrisë në zonën e malit Dov në kufirin me Libanin mbrëmë.

Të dy ushtarët u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm, raporton “The Times of Izrael”.

IDF ndërkaq tha se si kundërpërgjigje, ka goditur dhe vrarë operativët e Hezbollahut në një vend që i përkiste grupit terrorist.

Në një rast tjetër, një tank granatoi një skuadër antitank të Hezbollahut në Libanin jugor gjatë natës.

LEXO EDHE:

Back to top button