UEFA do të “shuajë” futbollin në Rusi

Këshilli Drejtues i UEFA-s ka vendosu qw të gjitha klubet ruse dhe kombëtarja e këtij vendi janë përjashtuar nga të gjitha garat nën kujdesin e UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2022/23.

Sigurisht që kjo është një goditje e rëndë për futbollin rus, paksa e papritur, nëse dihet se çfarë tha Aleksander Çeferin, se futbolli rus, gjegjësisht futbollistët rus, nuk e meritojnë atë që po u bëhet.

Megjithatë, dihet se vendimi vjen për shkak të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Prandaj, të gjitha klubet në Rusi dhe ekipi kombëtar i atij vendi janë të ndaluar të marrin pjesë në çdo kompeticion evropian.

Kandidaturat e Rusisë për të pritur Kampionatin Evropian 2028 dhe 2032 nuk janë pranuar dhe pjesëmarrja e saj në Ligën e Kombeve, një kompeticion që nis këtë verë, është ndaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button