UEFA, dritë jeshile për kthimin e tifozëve

UEFA ka dhënë dritë jeshile për kthimin e pjesërishëm të tifozëve në stadiumet evropiane. Vendimi do të hyjë në fuqi që nga java e ardhshme dhe kjo do të thot se në sfidat e Ligës së Kombëve, mund të ketë tifoz në tribuna. Mirëpo tribunat në stadiumet, ku do të luajnë kombëtaret, nuk guxon të jetë e plotësuar deri në fund, por vetëm 30 për qind të kapacitetetit të stadiumit.

“Vendimi i sotëm ëhstë mjaft senzitiv, por është një hap I madh në kthimin e tifozëve, por njëkohësisht edhe respektim i ligjeve lokale të secilit shtet. Derisa luftojmë me kundërshtarin e panjohur, secili shtetë ka qasje të ndryshme dhe vendime të ndryshme. Andaj edhe ky është një vendim që është fleksibil, që lejon të kthehet tifozët, por në kohë të njëjtë repsketon ligjet lokale. Shpresojë se këto kohëra të vështira, është me maft rëndësi që të rikthehet shpresa dhe pasioni për futboll. Unë të gjithë tifozëve u rekomandojë që të sillen në mënyrë të përgjegjeshme dhe të respektojnë masat mbrojtëse,” tha mes tjerash, kryetari i UEFA-s, Aleksandar Çeferin.

Nga ana tjetër në fuqi mbetet ndalesa për tifozët mysafirë. Mirëpo kjo nuk do të ndonjë ndikim te Maqedonia, pasi këtu është në fuqi ndalesa për tifozët në eventet sportive. Kjo do të thot se edhe përballja historike, Maqedoni-Kosovë, më 8 tetor, në Shkup, do të zhvillohet pa prezencën e publikut.

LEXO EDHE:

Back to top button