Xheladin Murati: Po vijnë ditë të zeza për arsimin

Profesori veteran Xheladin Murati i ftuar sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat i irrituar me atë që po ndodh sot me hapjen e shkollave në vend tha se politikat arsimore në vendin tonë kanë dështuar totalisht. Ai tha se vetëm hapja me një muaj me vonesë e shkollave është treguesi i dështimit, sipas tij nuk ka pasur asnjë motiv për t’i hapur një muaj me vonesë, dhe atë më pas online. Ai paralajmëroi se në vendin tonë po vijnë ditë të zeza për arsimin sepse asgjë nuk është e qartë se çfarë do të ndodhi më tutje.

Vonimi i hapjes së shkollave me një muaj vonesë është dështim i politikave arsimore në vend. Edhe kur kishim 10-20 infeksione në ditë këta e bënin gjendjen alarmante. Sot kemi deri në 200 raste, këta na thonë se gjendja është nën kontroll. Tani kujt duhet t’i besojmë më? Po kush na siguron se gjendja nuk do të përkeqësohet. Gjithsesi zhvillimi i mësimit ka dështuar komplet. Mësimi në largësi që u zhvillua vitin e kaluar arsimor ishte komplet i dështuar. Ditë zeza për arsimin po vijnë tani, sepse 6 muajt e para ishin ditë terri- tha Murati.

LEXO EDHE:

Back to top button