UEFA ka nisur hetimet për llogarinë financiare të PSZH

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, një shkresë nga UEFA ka arritur në selinë e PSZH-së, ku kërkohet informacionet më të hollësishme për llogaritë financiare të skuadrës francez, posaqërisht pas akuzave të LA LIgës së PSZH ka shkeluar “Fair Play Financiar”.

Është një pjesë e re në histori, që e sheh klubin francez kundër Ligës Spanjolle për zgjatjen 3-vjeçare të kontratës së Kilian Mbappé, përballë një oferte nga Real Madridi. Një marrëveshje e nënshkruar për shifra që sipas La Liga-s nuk do të përputheshin me rregullat e “Fair Play Financiar”, të vendosura nga UEFA dhe që bëri që spanjollët të bënin ankesën.

Rinovimi i Mbapes, sipas presidentit të La Liga-s, Havier Tebas, do të ishte i pamundur me humbjet e pësuara nga klubi francez në sezonet e fundit. Sipas mediave, PSZH do të paguajë nga 40 deri në 50 milionë euro në vit vetëm për pagën e lojtarit. Prandaj, llogaritë e PSZH-së janë tashmë në shqyrtim nga Komiteti i Kontrollit Financiar të UEFA-s.

Por nuk është vetëm rinovimi i Mbapes që kontestohet nga presidenti i La Liga-s. Edhe transferimi i Erling Haland te Man. Siti ka përfunduar në ankesën e spanjollëve.

LEXO EDHE:

Back to top button