UEFA nis betejën gjyqësore kundër skuadrave të “rebeluar”

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pas paralajmërimeve të UEFA-së, sot është dita ku “beteja” ligjërore do të fillojë ndaj skuadrave që dëshirojnë ende të jetësojnë idenë e Sperligës Evropiane. Sipas gazetës, UEFA mund të iniciojë procedurë kundër klubeve të Superligës nga sot. Në rast të një procedure të tillë, klubet kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë çështjen ne gjykatë, ku do të përballen me UEFA-në.

Klubet e mbetura janë, Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi, të cilat kanë vendosur të luftojnë për idenë e tyre. UEFA ka kërcënuar se klubet mund të suspendohen me një periudhë dy vjeçare, por klubet theksojnë se nuk ndalohet me asnjë ligj krijimi i një lige ku do të rritet cilësia e futbollit.

Ligjet e Bashkimit Evropian nuk e ndalojnë një krijim të një lige dhe janë kundër monopolit, siç thuhet në artikull, që mbahet nga UEFA. Nëse UEFA dëshiron ta fitojë një betejë të tillë, duhet të përdorë lobim politik, përndryshe krijimi i një Superlige do të jetë gjithnjë duke trokitur në derë.

LEXO EDHE:

Back to top button