UEFA, nuk numëron medaljet për dy lojtarë të Realit

Real Madridi fitoi 14 tituj evropianë dhe kështu tregoi edhe një herë paprekshmërinë e tij në Kontinentin e Vjetër kur bëhet fjalë për trofeun e garës më elitare. Të gjithë lojtarët fituan medalje në Paris, por UEFA njoftoi se nuk do të regjistrojë zyrtarisht që dy lojtarët fituan Ligën e Kampionëve.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marka”, bëhet fjalë për lojtarë që nuk luajtën asnjë minutë në edicionin e sivjetshëm të Ligës së Kampionëve.

Kështu, portieri rezervë, Andrea Lunina dhe mesfushori Isko, ndonëse kanë një medalje për të kujtuar, nuk do të llogariten në statistikat e tyre zyrtare. Ndërkohë Isko ka njoftuar më herët se po largohet nga klubi pas nëntë vjetësh, si lojtar i lirë.

LEXO EDHE:

Back to top button