UEFA përgjigjet në ankesat e Portugalisë

Federata Futbollistike e Portugalisë dërgoi dy ankesa te UEFA, pas barazimit 2-2 ndaj Serbisë. Kampioni i Evropës humbi epërsinë 2-0 dhe në fund u dëmtua nga arbitrat e përballjes në Beograd. Topi kaloi vijën fundore të portës së Serbisë, mirëpo arbitrat treguan që ndeshja të vazhdojë, duke konsideruar intervenimin e saktë të Mitroviqit, në vijën fundore. UEFA u përgjigj Portugalisë për vendimin e arbitrave dhe mungesës së sistemit VAR.

 

 

 

“Ishim në rrugë të mbarë që të aplikojmë systemin VAR në eliminatoret botërore të FIFA-s, mirëpo pandemia “Covid 19” ndryshoi gjithçka. Aftësitë operative dhe logjistike na detyruan që mos të realizojmë këtë ide” thuhet në kumtesën e UEFA-s.

Në anën e kundërt, pala serbe beson se arbitrat kanë sjell vendim të drejtë, duke konsideruar se Mitroviqi me kohë ka larguar topin para se ajo të kalojë në tërësi vijën fundore.

LEXO EDHE:

Back to top button