Nga e mërkura nis vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 75 vjeçare

Të mërkurën nis vaksinimi i 20 mijë qytetarëve me Astra& Zeneca. Vaksinimi masiv do të fillojë me personat e moshës mbi 75 vjeçare. Imunizimi do të zhvillohet në 30 pika nëpër qytete të ndryshme të vendit, ndërkaq përmes mjekëve amë qytetarëve do të ju caktohet orari i vaksinimit. Ministri i Shëndetësisë tha se edhe ai do të vaksinohet me Astra&Zeneca por jo në këtë fazë, duke i siguruar qytetarët se e njëjta është e sigurt.

Të gjitha vaksinat do të distribuohen nëpër qytetet e vendit. Konkretisht për vaksinën Astra&Zeneca rivaksinimi duhet të jetë pas tre muajsh, që do të thotë se tani të gjitha këto vaksina do të shfrytëzohen. Kemi njoftim se sasia e mbetur do të duhet të arrijë në prill – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë Dejan Dokiq bëri thirrje që qytetarët të cilët do të vaksinohen të mos shqetësohen nëse vaksina jep reaksione sepse të njëjtat janë normale.

Çdo vaksinë ka disa efekte të padëshiruara. Më shpesh paraqitet dhimbje e krahut, ënjtje te vendi ku aplikohet vaksina, plogështi, ndonjëherë mund të ketë temperaturë por jo shumë e lartë, dhimbje e trupit, por të gjithë këto simptome kalojnë të njëjtën ditë. Jo te të gjithë, por do ketë pacientë te të cilët do të paraqiten simptome të tilla. Qytetarët nuk duhet të frikësohen – tha Dejan Dokiq, Pulmolog.

Deri më sot janë vaksinuar 7.005 punonjës shëndetësor ndërkaq 111,347 qytetarë kanë shprehur interesim për tu vaksinuar kundër KOVID-19.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button