UEFA pro që kombëtaret të jenë me 26 futbollistë në Europian

Sipas të përditshmes britanike “The Times”, UEFA ka vendosur që të lejojë përfaqësueset pjesëmarrëse të paraqiten në kompeticion me 26 futbollistë në dispozicion, ndryshe nga sa ka ndodhur tradicionalisht me vetëm 23 lojtarë. Ky vendim i UEFA-s pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme dhe vjen pas një kërkese publike të nisur nga trajneri i Italisë, Roberto Mançini, të cilit iu bashkuan më pas edhe shumë kolegë të tjerë.

 

 

“Zgjerimi i listës me 25 apo 26 futbollistë do të ishte diçka shumë pozitive, pasi vijmë pas një sezoni mjaft intensiv dhe për më tepër do të luhet në kushtet e pandemisë. Imagjinoni nëse na preken disa futbollistë nga koronavirusi dhe më pas do të jetë gati e pamundur të gjesh lojtarë, pasi shumë prej tyre do të jenë me pushime”, pati deklaruar Mancini disa ditë më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button