UEFA: Sfida Atletiko-Çellsi zhvillohet në Rumani

Pas spekullimeve të mediave, më në fund UEFA konfirmoi se sfida në mes Atletiko Madridit dhe Çellsit, e vlefshme për fazën e eliminimit direkt, nuk do zhvillohet në Spanjë. Arsye për një ndryshim të madh, është fakti se Spanja nuk lejon arritjet nga Anglia dhe nuk ka as rregull të veçantë për lojtarët.

 

UEFA së fundmi ka konfirmuar se Atletiko Madrid – Çellsi do zhvillohet në arenën nacionale në Bukuresht. Kjo nuk është e vetmja ndeshje që do zhvillohet në stadium neutral, ngase kështu ka ndodhur edhe me ndeshjet e tjera si Borusia Mynshengladbah – Man. Siti dhe RB Leipzig – Liverpull.

LEXO EDHE:

Back to top button