Arrijnë fletëvotimet në Kosovë

Në Kosovë kanë arritur mbi 1 milion e 600 mijë fletëvotime për zgjedhjet e 14 shkurtit.

- Advertisment -

Fletëvotimet e shtypura për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të shpërndahen të shtunën nëpër depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Ndërsa në mesnatë mbyllet fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Lista përfundimtare e votuesve brenda Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 14 shkurt, përmban: 1 milion e 794 mijë e 862 emra të votuesve. Pra, në këto zgjedhje janë 143 mijë e 6 votues më pak se në Zgjedhjet për Kuvend të 6 tetorit 2019, pasi nga kjo listë janë larguar 122 mijë e 421 votues të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuara nga UNMIK-u, si dhe për shkak të largimit të 11 mijë e 86 të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga skema pensionale për shkak të vdekjes.

Siç njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) numri i Qendrave të Votimit në të gjithë vendin është 888 me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

LEXO EDHE:

Back to top button