UEFA, shpalos listën e klubeve më të mirë

UEFA ka shpallur listën e klubeve më të sukseshme në garat e saja. Në vendin e parë, qëndron Real Madridi që ka më shumë trofe, plot 13 në Ligën e Kampionëve , por që ka fituar, barazuar dhe humbur më shumë ndeshje se çdo skuadër tjetër, si dhe duke shënuar shimcën e golave.
Madrilenët kanë marë pjesë në 51 edicione të Kupës Evropiane dhe Ligës së Kampionëve, 11 më shumë se Benfika dhe me 87 ndeshje më shumë se Bajern Munihu në vendin e dytë, para Barcelonës. Dinamo Kiev i renditur në vendin e 11 dhe është skuadra e renditur në pozitën më të lartë që kurrë nuk ka vënë dorë në trofe, apo madje edhe me paraqitje në ndonjë finale.
Pas Real Madrid, në top pesë ekipet më të mira në histori bëjnë pjesë edhe Barcelona, Man. Junajted, Juventus, ndërsa klube si Çellsi, Interi dhe PSZH gjenden më poshtë në renditje.