UEFA zyrtarisht shtyn sfidën PSZH – Bashakshehir për të mërkurën

Sfida PSZh-Bashakshehir, e cila është ndërprerë për minuta të tëra, pasi që mysafirët akuzuan referin e katërt për racizëm, nuk do të zhvillohet sonte, pasi që përfaqësuesit e UEFA-s nuk arritën që të bindin skuadrën turke që të rikthehet në terren. Mysafirët u tërhoqën në zhveshtore duke u ankuar se referi i katërt në mënyrë rasiste ka ofenduar ndihëm trajnerin Pierr Vebo. UEFA bëri me dije në një njoftim të fundit se ballafaqimi mes nënkampionëve të Europës dhe kampionëve të Turqisë do të luhet sërish, por nuk saktëson se në cilin moment.

Duke ndjekur incidentin me arbitrin e katërt, ndeshja u ndërpre përkohësisht. Pas konsultimit me të dyja skuadra, u vendos që takimi të rinisë me një arbitërt të katërt të ri. UEFA do të hetojë çështjen dhe një njoftimi i ri do të komunikohet”, thuhet në njoftimin e fundit të qeverisë së futbollit europian.

UEFA kërkoi që referi I katërt të aklojë në rolin e arbitrit në dhomën e VAR Sistemit. Mirëpo mysafirët nuk dëshiruan që të vazhdojnë ndeshjen , nëse referi I katërt do të kishte cfaredo roli në këtë sfidë. Pasi që sipas protokollit , në dhomën e VAR Sistmeit duhet të jenë së paku 2 referë dhe UEFA nuk kishte arbitër rezervë në fund u morr vendimi që ndeshja të ndërpritet.

Kujtojmë që ndeshja u kthye në qendër të kaosit pasi arbitri i katërt Sebastian Koltesku ofendoi me fjalë raciste zv-trajnerin e Bashakshehirit Pier Vebo. Ky i fundit dhe sulmuesi i ekipit Demba Ba u përjashtuan nga sfida me karton të kuq për sjellje antisportive.

Informtata e fundit që përcjell “L’ekip” thonë se sfida do të luhet të mërkurën në orën 18.55.

LEXO EDHE:

Back to top button