" "
Uejn Runi ka folur në lidhje me dyshen Lioneli Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Sipas tij të dy janë shumë të mirë, por Messi është ma i madhi i të gjitha kohërave.
“Messi. Mendoj se e kam thënë këtë më parë, por të dy janë ndoshta dy lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë këtë lojë. Thjesht mendoj se Messi është, në sytë e mi, më i madhi ndonjëherë”, tha Runi.
Kristiano Ronaldo dhe Runi kanë qenë dikur bashkëlojtarë, ku së bashku kanë fituar tre tituj në Premier Ligë dhe një në Ligën e Kampionëve.








