Uest Hemi gjen shpejt zëvëndësuesin e Deklan Rajsit

Me talentin e mesfushës së Uest Ham, Deklan Rajs, në prag të largimit nga “çekiçët”, këta të fundit kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin perfekt të 24-vjeçarit dhe mesa duket e kanë gjetur të duhurin.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, tekniku Dejvid Mojs kërkon të sjellë në Londër “shkatërruesin” e Ajaksit, meksikanin 25-vjeçar, Edson Alvarez, pas 4 sezoneve të këtij të fundit të kaluara në Amsterdam.
I gjithë “operacioni” pritet të kushtojë disi për “ishullorët”, me skuadrën e Ajaksit që nuk pranon më pak se 45 milionë paund për të siguruar shërbimet e Alvarezit.