Uest Hemi parakalon “rivalët” anglezë në Evropë

Përveç faktit se fituan në transfertën e gjermanëve të Frajburgut, me rezultatin e ngushtë, 1-2 dhe “hipotekuan” vendin e parë në grupin A, të Ligws Europa, “çekanët” e Uest Ham, kanë arritur të vendosin dhe një rekord të ri midis klubeve angleze.
Pas fitores në tokën gjermane, skuadra e drejtuar nga David Moyes ngjitet në kuotën e 17 ndeshjeve radhazi pa humbje në kompeticionet evropiane, nga të cilat kanë arritur të fitojnë 16 dhe kanë barazuar në vetëm 1 rast, duke u ngjitur kështu në “poduim” mes “gjigandëve” të Premier Ligws.
Për të siguruar rekordin, skuadra e Uest Hem parakaloi rivalët e Lidsit dhe Totenhamit, skuadra të cilët kishin arritur të siguronin 16 ndeshje radhazi pa humbje në Evropë, respektivisht në vitet 1968 dhe 1972.