Studentët në diasporë protestojnë nesër për Kosovën para Parlamentit Evropian
Studentët në diasporë protestojnë nesër për Kosovën para Parlamentit Evropian
Studentët shqiptarë në diasporë, do të protestojnë nesër për Kosovën në Bruksel, para Parlamentit Evropian, shkruan Alsat.
Ata këtë iniciativë e morën pas zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës, ku terroristët serbë vranë një polic të Republikës së Kosovës.
Protesta mbahet nesër më 7 tetor, para Parlamentit Evropian me fillim nga ora 16:30 nën moton “Eja edhe ti, për Kosovën tonë”./ alsat.mk