Uestbruk rikthehet në Los Anxhelos, Patrik Beverli te Çikago

Merkato e NBA-së nuk ndalet dhe ka sjell disa lëvizje befasuese. Rasell Uetsbruk, që u transferua nga Lejkersi të Juta Xhaz, si pjesë e një marrëveshje që preku 3 skuadra, pritet të ndryshojë ekip.

Uestbruk pritet të rikthehet në Los Anxhelos, por për të luajtur me Los Anxhelos Klipers, pjesën e mbetur të sezonit. Lojtari zgjidhi në mënyrë konsensuale kontratën me Juta Xhazin, ku nuk luajti asnjë minutë, pasi kërkon një skuadër tjetër dhe Klipers janë gati ta mirëpresin.

Një tjetër lëvizje që do të finalizohet këtë javë është ajo e transferimit të basketbollistit Kevin Lov nga Klivlendi te Majami. Lojtari mbylli para kohe marrëveshjen me Klivlendin, që skadonte në fund të sezonit, për t’u transferuar te Majami, që ishte në kërkim të një qendre me përvojë në NBA.

Edhe ekipi i Çikago Bulls ka bërë një lëvizje orët e fundit, duke sjellë Patrik Beverlin, që në pjesën e parë të sezonit ka luajtur me Lejkersin. Lojtari u largua te Orlando për disa ditë si pjesë e një shkëmbimi, por më pas doli si “free agent”. Ai do të firmosë një kontratë deri në fund të sezonit me Çikago Bulls.

LEXO EDHE:

Back to top button