UFC 261, sjell dy përballje të mëdha për tituj në peshat e lehta

Kampionia e botës në peshën e lehtë (48-52kg) në artet marciale mikse, kinezja Veili Zhang, do të mbrojë titullin në një duel ndaj amerikanes Rouz Namajunas. Kjo e fundit ka qenë kampione e botës në këtë Divizion, ndaj pritet një përballje e fortë mes dy sportisteve ikonë. Ky duel do të zhvillohet në eventin UFC-261, që do të zhvillohet më 24 prill.

 

 

Zhang, 21 fitore e vetëm 1 humbje në karrierë (atë në debutimin e saj), nuk humbet që prej vitit 2013. Gjithsesi, përballë saj është një ish-kampione e botës si Namajunas, me përvojë në kafaz dhe me dëshirën për t’u rikthyer në majë.

Në këtë event do të zhvillohet një tjetër duel për titull te femrat, ai mes kampiones së botës në peshën “flyëeight” (pesha 53-57kg) Valentina Shevçenko dhe Xhesika Andrade.

LEXO EDHE:

Back to top button