Tebas: La Liga është gati për largimin e Mesit

Havier Tebas, presidenti i La Liga-s, ka siguruar tifozët se ai është “përgatitur mirë” për mundësinë e largimit të Lionel Messit nga Barcelona.

“Messi nuk mund të largohej nga Barcelona për shkak të një marrëveshjeje në kontratën e tij, por siç thashë për Kristiano Ronaldon, gjithashtu jemi të përgatitur financiarisht për këtë moment. Largimi i Kristianos nga Real Madridi ishte një vendim i marrë nga klubi. Unë nuk kam të drejtë të them asgjë, por gjithmonë preferoj të kem lojtarët më të mirë në La Liga. E njëjta gjë ndodhi me Nejmarin më parë. Kristiano ishte golashënuesi më i mirë në La Liga dhe ne u prekëm nga largimi i tij, por ndikimi financiar ishte minimal, sepse u përgatitëm mirë për këtë moment. Nëse vazhdojmë të dëshmojmë ulje të numrave të të infektuarve me koronavirus, mbase tifozët do të kthehen më shpejt. Humbjet financiare për kampionatin arritën 2 miliardë €, por ne i ulëm në 1,1 miliardë € për shkak të shkurtimit të disa shpenzimeve”, – saktëson presidenti i futbollit spanjoll.

LEXO EDHE:

Back to top button