UFC-300: Dy duele për titull, një titull simbolik dhe 6 ish-kampionë bote

Këtë fundjavë, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi jubilar “UFC-300” në artet marciale mikse. Një event që pritet me interes për faktin se do të ketë disa duele interesante dhe për titullin kampion në të dyja kategoritë.

Për meshkuj do të zhvillohet dueli për titullin kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha 84-93kg). Përballë njëri-tjetrit do të jenë kampioni në fuqi Aleiks Pereira (braziliani numëron 9 fitore e 2 humbje) dhe sfidanti amerikan Xhamahal Hill (12 fitore, 1 humbje e 1 duel pa rezultat).

Hill ka qenë kampion i këtij Divizioni, por e nxori vakant titullin që nuk e mbrojti dot për shkak dëmtimi. Ai rikthehet në kafaz pas 15 muajsh, ndërkohë që Pereira, kampion i dyfishtë bote (ka qenë kampion edhe në peshën e mesme), e mbron për herë të parë titullin e këtij Divizioni.

Për femra do të zhvillohet dueli i titullit kampion në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg). Një derbi kinez mes kampiones në fuqi Weili Zhang (24 fitore e 3 humbje) dhe sfidantes Yan Xiaonan (17 fitore, 3 humbje e 1 duel pa rezultat).

Mjaft interesant edhe dueli për titullin simbolik BMF (baddest motherfu*ker) mes legjendave Xhastin Gaetje (25 fitore e 4 humbje) dhe Maks Hollouej (25 fitore e 7 humbje). Kjo sfidë do të zhvillohet në peshën e lehtë. Në këtë event jubilar të arteve marciale mikse, në kafaz do të ngjiten edhe mjaft ikona të tjera e ish-kampionë bote si Çarlls Oliveira, Holly Holm, Aljamain Sterling, Xhesika Andrade, Kodi Garbrandt e Jirzhi Proçazka.

 

UFC-300, duelet kryesore

Aleix Pereira – Jamahal Hill

Weili Zhang – Yan Xiaonan

Justin Gaethje – Max Holloway

Charles Oliveira – Arman Tsarukyan

Bo Nickal – Cody Brundage

LEXO EDHE:

Back to top button