UFC 326: Dy ish-kampionë bote luftojnë për kurorën simbolike
Këtë fundjavë do të zhvillohet në Las Vegas eventi UFC-326 në artet marciale mikse. Edhe pse nuk ka asnjë duel për titull, ky event mbetet i veçantë. Sfida kryesore do të jetë ajo për titullin BMF (baddest motherfu*ker), një titull simbolik i MMA-së.
Kampioni në fuqi Maks Hollouay (27 fitore e 8 humbje në kafaz) do të mbrojë titullin ndaj brazilianit Çarls Oliviera (36 fitore, 11 humbje e 1 duel pa rezultat). Për amerikanin kjo do të jetë hera e dytë që e mbron këtë titull.
Interesant fakti se dy luftëtarët do të përballen sërish në kafaz 11 vite nga hera e fundit. Hollouaj e ka mundur Oliviera në sfidën e vitit 2015 (UFC Night Fight, në gusht të atij viti), asokohe me KO teknik në raundin e parë.
Një përballje që pritët të jetë interesante, pasi do të duelojnë dy ish-kampionë bote. Ata do të përballen në peshën e lehtë. Në këtë event, në kafaz do të ngjitet edhe një tjetër ish-kampion bote, Kodi Garbrand.
UFC-326, duelet kryesore
Maks Hollouaj – Çarlls Oliviera
Çiao Boraljo – Reiner de Ridder
Rob Font – Raul Rosas Jr
Dru Dober – Majkël Xhonson
Gregori Rodriges – Bruno Fereira
Kodi Garbrandt – Xiao Long







