Ugandë, rrufeja vret 10 fëmijë – ALSAT-M

Workers repair water tanks and damaged apartments overlooking the site of the Aug. 4 explosion that hit the seaport, in Beirut, Lebanon, Thursday, Aug. 27, 2020. (AP Photo/Hussein Malla)


Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në Ugandë, ku 10 fëmijë të moshës 13-15 vjeç humbën jetën pasi u goditën nga një rrufe.

Të miturit ishin duke luajtur futboll në qytetin e Arua dhe u futën poshtë një ndërtese me çati llamarine e cila u godit nga rrufeje, duke iu marrë jetën.

3 fëmijë kanë mundur të mbijetojnë nga shkarkesa gjigante elektrike dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Rajoni veriperëndimor i Ugandës është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm në ditët e fundit që herë pas herë janë shoqëruar dhe me stuhi.

Ngjarja konsiderohet si një ndër më të rëndat në vend që nga 2011, kur 18 fëmijë humbën jetën pasi shkolla e tyre u godit nga një rrufe.

LEXO EDHE:

Back to top button