Ukraina, akuza Rusisë për bomba të fosforit

Ukraina, akuza Rusisë për bomba të fosforit

Ukraina e ka akuzuar Rusinë se ka kryer sulme me fosfor në qytetin e Bahmutit. Armët me fosfor të bardhë nuk janë të ndaluara, mirëpo përdorimi i tyre në zonat e banuara me civilë, konsiderohet krim lufte. Armë të tilla krijojnë zjarre të shpejta, të cilët vështirë lokalizohen. Rusia është akuzuar edhe në të kaluarën se ka përdorur armë të tilla, sidomos në përleshjet në qytetin tjetër ukrainas, Mariupol. Forcat ushtarake ruse kanë tentuar të kapin Bahmutin që disa muaj, pavarësisht pikëpyetjeve që ekzistojnë për rëndësinë e tij strategjike. Zyrtarët perëndimorë kanë vlerësuar se mijëra trupa ushtarake të Moskës kanë vdekur, si pasojë e luftimeve.

LEXO EDHE:

Back to top button