Për herë të parë në histori është kryer operacioni i trurit në një fetus

Për herë të parë në histori është kryer operacioni i trurit në një fetus

Për herë të parë në histori është kryer operacioni i trurit në një fetus që ishte ende në mitër. Ndërhyrja e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të trajtuar një gjendje të rrallë të trurit të njohur si keqformimi i venës së Galenit. Operacioni u zhvillua në javën e 34-të të shtatzënisë. Çifti amerikan Derek dhe Kenyatta Coleman, u njohën me problemin në javën e 30 të shtatzënisë dhe një muaj më pas u krye ndërhyrja. “Një muaj pas ekografisë që evidentoi keqformimin, u bë operacioni. Fëmija tregoi menjëherë shenja përmirësimi. Foshnja lindi më 17 mars. E dëgjova të qante për herë të parë dhe nuk mund ta përshkruaj me fjalë se si u ndjeva në atë moment,” kujton nëna e foshnjës. Tani, gati dy muaj pas lindjes, foshnja vazhdon të jetë mirë dhe nuk duket se ka nevojë për ndonjë ndërhyrje të mëtejshme”, theksoi nëna.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button