Ukraina: Avionët e parë F-16 mund të dorëzohen pas 6-7 muajsh

Ukraina: Avionët e parë F-16 mund të dorëzohen pas 6-7 muajsh

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka njoftuar se avionët e parë F-16 mund ti dorëzohen Ukrainës pas 6-7 muajsh.

Reznikov për gazetarët foli lidhur me sigurimin e avionëve F-16 për Ukrainën.

Ministri ukrainas theksoi se është e nevojshme të bëhet përgatitja e infrastrukturës për mirëmbajtjen, riparimin dhe përmbushjen e misioneve luftarake të avionëve F-16. Ai shtoi se krahas pilotëve është e nevojshme të trajnohen edhe inxhinierët dhe teknikët dhe se kjo është një detyrë serioze dhe gjithëpërfshirëse.

Reznikov po ashtu tha se po vazhdojnë trajnimet dhe punimet për fluturimin e avionëve të parë F-16 në qiejt e Ukrainës dhe se pritet që avionët e parë F-16 të dorëzohen pas 6-7 muajsh.

Ndër të tjera, ai theksoi se pilotët ukrainas mund të jenë të gatshëm brenda 6 muajve.

Holanda njoftoi se do të sigurojë për Ukrainën 42 avionë, ndërsa Danimarka 19 avionë F-16.

LEXO EDHE:

Back to top button